Dy vëllezër nga Gjilani dyshohet se gjenden nën rrënoja në Durrës

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Dy vëllezër nga Kosova saktësisht nga fshati Livoç i Gjilanit dyshohet se gjenden nën rrënojat e një hoteli në Durrës. Bëhet fjalë për Shemsedin e Isa Abazi, njëri nga ta është 32-vjeçar, raporton Gazeta Express.

Ata që disa orë besohet se gjenden nën rrënoja. Ekipet e emergjencës janë duke bërë përpjekjet maksimale për nxerrjen e këtyre dy personave të cilat sipas autoriteteve atje janë lokalizuar, mirëpo që ende nuk janë nxjerrë nga gërmadhat.

Të dy vëllezërit besohet se kanë qenë vizitor në Durrës në momentin tragjik kur ndodhi tërmeti.

Lajmin se këta dy persona, vëllezër kosovarë gjenden ende nën rrënoja e ka konfirmuar , ambasadori i Kosovës në  Tiranë, Nait Hasani.  Ai gjendet në Durrës ku po e përcjellë nga afër të gjithë situatën.

Ndërkohë deri më tani, në bazë të autoriteteve shqiptare nga tërmeti kanë mbetur të vdekur të paktën 13 persona si dhe janë lënduar më shumë se 600 persona.

Besohet se afro 20 tërmete e kanë goditur që nga mbrëmë Shqipërinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme