AstraZeneca PLC ka pezulluar testimet globale, përfshirë edhe ato të fazës finale, të vaksinës së saj eksperimentale kundër COVID-19, për shkak të një sëmundje të pashpjegueshme të një prej pjesëmarrësve që mori pjesë në studimet.
Vaksina, e zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit, ishte përshkruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si kandidatja më serioze për vaksinën për COVID-19 dhe më e avancuara sa i përket zhvillimit. Pezullimi zbeh gjasat për aprovimin e hershëm të vaksinës, pasi ishte raportuar se SHBA-ja po synon të jap aprovimin para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Kompania farmaceutike britanike ka thënë se vullnetarisht ka pezulluar provat për të lejuar një komitet të pavarur që të hetojë të dhënat.
“Ky është një veprim rutinë që duhet të ndodhë sa herë që ka potencial për sëmundje të pashpjegueshme në një nga provat”, ka thënë kompania.