Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Fitim Krasniqi, ka marrë vendim për pezullimin nga detyra të Zahir Bajramit, drejtor i Zyrës për Buxhet dhe Financa.
Kohëzgjatja e pezullimit do të vlejë deri në marrjen e vendimit nga Gjykata.
“Me qëllim të përgjigjes në pyetjet e shumta të gazetarëve të interesuar, ju informojmë se Zahir Bajrami, është pjesë e shërbimit civil në administratën e Zyrës së Kryeministrit që nga data 21 qershor 2004, ndërkaq, pozitën e drejtorit për Buxhet dhe Financa të kësaj Zyre, e mban që nga data 05 prill 2005”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson përkushtimin e saj të plotë për të kontribuuar në çdo formë për luftimin e të gjitha dukurive negative, korrupsionit dhe krimit të organizuar , duke respektuar në tërësi të drejtat kushtetuese si dhe në veçanti parimin e prezumimit të pafajësisë.