Kaos në Aeroportin e Hamburgut, ndërprerja e rrymës pezullon të gjitha fluturimet

Prishtinë | 03 Qer 2018 | 16:44 | Nga

Aeroporti ndërkombëtar në Hamburg të Gjermanisë ka pezulluar të gjitha fluturimet për shkak të një ndërprerjeje të energjisë, duke lënë qindra pasagjerë të bllokuar.

Zëdhënësja e Aeroportit të Hamburgut, Stefanie Harder deklaroi se të gjithëve iu kërkua të largoheshin nga aeroporti të dielën pasi teknikët u përpoqën të zgjidhnin problemin.

Harder thotë se nuk e di pse një zonë kaq e madhe e aeroportit është prekur nga ndërprerja e energjisë, që mendohet të jetë rezultat i një kontakti elektrik.

Aeroporti është i pesti më i madh në Gjermani.

Në një mesatare të së dielës, 200 aeroplanë arrijnë ose largohen nga Hamburgu, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme