Pezullohet përkohësisht greva, nis qarkullimi i autobusëve

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 12:36 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqatat e Transportit rrugor të udhëtarëve ka pezulluar përkohësisht grevën.

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj, tha se është bërë në shenjë solidarizimi me qytetarët nga moti ftohtë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, pezullimi i grevës dhe protestës nuk do të thotë që heqin dorë nga kërkesat e tyre.

Kjo shoqatë ka paralajmëruar bisedime me Qeverinë e re.

“Bazuar në faktin se jemi të ballafaquar me këtë dimër të vonshëm në pranverë dhe Interesin publik të qytetarëve në këtë kohë acari e pandemie dhe dhe agjendën politike për konsolidim të institucioneve të vendit, Këshilli drejtues dhe organizativ i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve mori këtë vendim:  Pezullim të përkohshëm të protestës për shkak të rrethanave klimatike, pandemike e politike; Kjo nuk nënkupton ndërprerjen e grevës; T’i japim kohë Qeverisë në ardhje dhe avancimit të dialogut publiko privat; Jemi të habitur me mosreflektimin e mësimdhënëse për mungesën e nxënësve në shkollë gjatë protestës 5 ditore dhe për çdo vendim tjetër këshilli organizativ i protestës do të ju njoftojmë me kohë”.

Greva erdhi pas moszbatimit të marrëveshjes nga Qeveria për subvencionimin e këtij sektori.

Të ngjashme