Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas pezullimit të tenderit për ndërtimin e Sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Nacionale ka raportuar të mërkurën për pezullimin e tenderit.
Ndërkohë, disa orë pas raportimit, ka reaguar Bajqinovci i cili ka thënë se pezullimi i tenderit është një dëshmi e qeverisjes lokale skandaloze.
“Pezullimi i tenderit për Sheshin “Xhorxh Bush” është një tjetër dëshmi e qeverisjes lokale skandaloze në komunën e Prishtinës. Me akuzat për shkelje ligjore dhe trajtim të padrejtë të ofertuesve, qytetarët e Prishtinës meritojnë një qeverisje që respekton ligjin dhe proceset e drejtësisë”, ka shkruar ai.