Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, priti sot në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, të cilin e njoftoi me prioritetet dhe punën e Ministrisë së Drejtësisë.
Ambasadori Pfandler ka falënderuar ministrin Tahiri për bashkëpunimin e ofruar dhe ka vlerësuar lart progresin e arritur në vend, sidomos hapat e ndërmarrë në sistemin e drejtësisë, në veçanti rishikimin e Legjislacionit Penal.
Tahiri shprehu bindjen e tij që ky bashkëpunim në të ardhmen do të thellohet edhe më shumë, e sidomos në fushën e sundimit të ligjit, thuhet në një komunikatë shtypi të MD-së.
Ambasadori Pfandler, duke vlerësuar të arriturat që ka bërë Kosova, ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e shtetit austriak për Kosovën.