Kompanitë “Pfizer” dhe “BioNTech” kanë dorëzuar në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e vaksinës kundër COVID-19 në Serbi, raporton RTS.
Siç shkruan mediumi publik serb, për këtë u dakorduan dje në një takim përfaqësuesit e ndërmarrjeve me kryeministren serbe dhe ministrin e Shëndetësisë.
Vaksina e kompanisë amerikane “Pfizer” dhe asaj gjermane “BioNTech” u tregua 95% efektive pas fazës së tretë të testimit. Ajo merret në dy doza.
Kompania “BioNTech” po punon për gjetjen e një formule që do të mundësonte ruajtjen e saj në temperaturën e dhomës, sepse, sipas të dhënave aktuale, ajo duhet të ruhet në -75 gradë Celsius, që është problem për transportimin e saj.
Mbretëria e Bashkuar miratoi përdorimin e vaksinës së Pfizer-BioNTech sot, duke u bërë vendi i parë në botë që e bën këtë./ Express