Pfizer dorëzon zyrtarisht të dhëna rreth pilulës kundër Coronavirusit

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Pfizer ka dorëzuar të dhëna klinike në Health Canada në lidhje me një mjekim oral, që shpreson se mund të përdoret për të trajtuar rastet e lehta deri në mesatare të COVID-19 te të rriturit.

Pilula e saj antivirale quhet PAXLOVID dhe synohet t’u jepet të rriturve të moshës 18 vjeç e lart, të cilët kanë një rast të konfirmuar të COVID-19 dhe janë në rrezik të shtuar për të zhvilluar sëmundje të rënda.

Prodhuesi i ilaçeve tha në një njoftim për shtyp se pilula është krijuar për të bllokuar aktivitetin e një enzime në SARS-CoV-2, që është thelbësore që virusi të riprodhohet dhe gjithashtu të ndihmojë në ngadalësimin e zbërthimit të përbërësve të pilulës, në mënyrë që të ndihmojnë në luftimin e virusit për një kohë më të gjatë, shkruan CTV, transmeton KlanKosova.

Një pjesë e pilulës përdor ritonavir, një ilaç ekzistues që është përdorur më parë në kombinim me medikamente të tjera antivirale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme