Kompania farmaceutike Pfizer njoftoi dje se testet e vaksinës së saj kundër COVID-19 tek fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç tregojnë se ajo nuk ka siguruar imunitetin e pritur dhe rekomandon marrjen e një doze të tretë.
Studimi zbuloi se dy doza të vaksinës Pfizer/BioNtech të përshtatura për fëmijët nuk prodhonin imunitetin e pritur tek fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç, megjithëse ky ishte rasti për foshnjat deri në 2 vjeç, raporton cnn.
Prandaj, pas analizimit të të dhënave, kompania vendosi të përfshijë një dozë të tretë për të gjithë fëmijët dhe foshnjat e moshës 6 muajsh deri në 5 vjeç në programin e saj të testimit të vaksinave.
“Studimet klinike tani do të përfshijnë një vlerësim të efektivitetit të dozës së tretë prej 3 mikrogramësh, e cila do të jepet të paktën dy muaj pas marrjes së dozës së dytë për të siguruar një nivel të lartë mbrojtjeje në këtë grupmoshë”, njoftoi kompania.
Ndryshe, Pfizer do të testojë gjithashtu efektivitetin e dozës së tretë tek fëmijët më të rritur, nga 5 deri në 11 vjeç dhe 12 deri në 15 vjeç.