Kryetari i Pfizer-it, Albert Bourla është shprehur se nuk dihet nëse njerëzit e injektuar me vaksinën e kompanisë mund ta përhapin infektimin e tyre.
Sipas mediave të huaja, Bourla tha se duhet të bëhen studime të mëtejshme për të dalë në konkluzionin nëse dikush i vaksinuar mund ta transmetojë virusin te njerëzit e tjerë.
“Unë mendoj se kjo është diçka që duhet të shqyrtohet. Ne nuk jemi të sigurt për këtë tani, me aq sa kemi informata”, u shpreh Bourla, i cili u pyet në intervistë.
Muajin e kaluar Pfizer dhe BioNTech njoftuan se vaksina e tyre ishte 95% efektive në parandalimin e COVID-19.
Disa ditë më parë, shefi kryesor mjekësor i Moderna-s, Tal Zaks ishte shprehur se vaksina e kompanisë mund të ndihmojë dikë të mos sëmuret rëndë nga COVID-19, por nuk e parandalon transmetimin e virusit.
“Rezultatet nuk tregojnë se do t’ju pengojnë të infektoni të tjerët”, ka deklaruar Zaks në një intervistë për Axios.