Pfizer tha të mërkurën se një dozë përforcuese e vaksinës së saj kundër COVID-19 mund të mbrojë kundër variantit të ri Omicron edhe pse dy dozat fillestare duken dukshëm më pak efektive.
Sipas AP News, përcjell Telegrafi, Pfizer dhe partneri i saj BioNTech thanë se testet laboratorike treguan se një dozë përforcuese u rrit me 25 herë në nivelin e të ashtuquajturave antitrupa neutralizues kundër Omicron.
Pfizer i publikoi të dhënat paraprake laboratorike në një njoftim për shtyp dhe ende nuk ende nuk iu janë nënshtruar rishikimeve shkencore. Kompanitë tashmë po punojnë për një vaksinë specifike për Omicron në rast se është e nevojshme.
Shkencëtarët kanë spekuluar kërcimi i lartë i antitrupave që vjen nga doza e tretë e një vaksine kundër COVID-19 mund të jetë i mjaftueshëm për të kundërshtuar çdo ulje të efektivitetit.