Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips, pas themelimit të ushtrisë ka uruar Kosovën, me ç’rast ka thënë se u shpagua sakrifica e UÇK-së për këtë ditë.
Në një reagim të tij, Phillips ka theksuar se Kosova duhet të vazhdoj rrugën e saj euroatlantike.
Ja reagimi i plotë i tij:
“Jam duke shkruar për të uruar Kosovën për vendimin e sotëm për ta transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në një ushtri. Kjo është një shpërblim për të gjithë ata që sakrifikuan për kombin dhe anëtarët e UÇK-së që luftuan për ta çliruar Kosovën.
Kosova është në rrugën e integrimit drejt strukturave euroatlantike. Pastaj vjen pjesëmarrja në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe pastaj anëtarësimi i plotë në Aleancë.
Urime popullit të Kosovës dhe udhëheqësve të saj për hapin e madh të sotëm. Urimet më të mira!”