Pija e thjeshtë që pastron mëlçinë

Prishtinë | 24 Shk 2023 | 20:47 | Nga

Ka shumë ushqime që mund të ndihmojnë pastrimin e mëlçisë, natyrisht duke stimuluar aftësinë e saj natyrale për të pastruar mbeturinat toksike brenda trupit.

Nëse vuani nga Hepatiti C, është e nevojshme të mbroni mëlçinë nga dëmtimet e mëtejshme, thuhet në recetën që sot e transmeton “Shqiptarja”. Hepatiti C është shkaku kryesor i sëmundjes ekstreme të mëlçisë (cirroza) dhe kancerit të mëlçisë të cilat të dyja mund të jenë vdekjeprurëse. Ka shumë ushqime që mund të ndihmojnë pastrimin e mëlçisë, natyrisht duke stimuluar aftësinë e saj natyrale për të pastruar mbeturinat toksike brenda trupit.

Përbërësit e një përzierje që funksionon:

-Lëng limoni

-Lëng portokalli

-Mente të freskët

-1 litër ujë

-Mjaltë organik

Përgatitja:

Vendosni ujin në një tenxhere dhe ngroheni derisa të valojë. Shtoni gjethet e mentës dhe valojeni për 5 minuta të tjera. Hiqeni atë nga zjarri lëreni të ftohet për disa minuta pastaj shtoni limonin dhe lëngun e portokallit. Trazojeni dhe në fund hidhni mjaltin. Konsumoni këtë përzierje të ftohtë ose të ngrohtë. Ajo pastron mëlçinë tuaj dhe ndërkohë gjithmonë sigurohuni që të hani ushqime të shëndetshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme