Pink është angazhuar shumë në kohën e fundit dhe duket se ka vendosur për një pushim në vitin e ardhshëm.
Gjatë parakalimit në tepihun e kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Country Music Association, ajo ishte shoqëruar nga bashkëshorti Carey Hart dhe fëmijët Willow dhe Jameson.
Në këtë eveniment, këngëtarja e ka interpretuar hitin e saj “Love Me Anyway” në bashkëpunim me Chris Stapleton, ndërsa më pas kishte deklaruar për Entertainment Tonight se është mërzitur paksa nga mënyra e zhurmshme e jetesës.
“Kam punuar intensivisht për më shumë se dy vite e gjysmë. Në këtë periudhë Willow nisi shkollë, ndërsa Jameson së shpejti do të fillojë mësimin parashkollor”.
“Mendoj se vitin 2020 do ta rezervoj për familjen”, citon CNN fjalët e Pink, e cila e ka falënderuar bashkëshortin për mbështetjen gjatë gjithë kohës.