Këngëtarja amerikane, Pink, u ofroi t’ua paguante gjobën hendbollisteve norvegjeze, të cilat u gjobitën sepse nuk donin të vishnin bikini në ndeshjet e Kampionatit Evropian.
Hendbollistet norvegjeze u gjobitën me 1.500 euro për veshje ‘të papërshtatshme’ pasi kishin veshur pantallona të shkurtra në vend të brekëve bikini në pjesën e poshtme. Ndërsa Pink është ofruar ta paguajë atë gjobë.
“Unë jam shumë krenare për ekipin norvegjez të hendbollit që u rebelua kundër rregullave seksiste në lidhje me pajisjet. Urime zonja. Unë jam e lumtur të paguaj gjobën për ju, vazhdoni në atë mënyrë”, ka shkruar Pink në Twitter.
Federata Norvegjeze gjithashtu njoftoi javën e kaluar se do ta paguante gjobën, sepse lojtarët e hendbollit kanë të drejtën e zgjedhjes.
Në ndërkohë, ato janë të entuziazmuar gjithashtu me reagimin e këngëtares amerikane, duke shkruar: “Uau, shumë faleminderit për mbështetjen”.