Pinterest është duke marrë një qëndrim kundër lëvizjes ‘anti-vaxxer’- kundër vaksinimit të fëmijëve – duke e fajësuar atë për nxitjen e shpërthimeve të fruthit në SHBA.
Pinterest ka bllokuar gjerësisht rezultatet e kërkimit për terma “vaksinim” ose “vaksinë”.
Megjithatë sipas Daily Mail edhe masa e dukshme radikale nuk arrin të mbajë postet anti-vaxxer larg përdoruesve.
Teoritë e gabuara për vaksinat se ato janë të rrezikshme dhe shkaktojnë autizmin janë duke u përhapur me të madhe në komunitetet online.
Kompanitë e mediave sociale e kanë gjetur veten “midis dy zjarreve”, lejimit të fjalës së lirë dhe të keqinformimit të rrezikshëm.