Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se nuk ishin inferior në asnjë moment ndaj Juventusit, pavarësisht se ishin me një lojtar më pak.
Kuqezinjtë mbetën me një lojtar më pak, pasi Malick Thiaw u përjashtua me karton direkt të kuq, pasi ndërhyrjes ndaj Moise Kean si lojtar i fundit.
“Nuk ishte rezultati që donim, por ne luajtëm mirë me 11 lojtarë, luajtëm mirë me 10 lojtarë dhe nuk ishim në asnjë pikë inferior ndaj Juventusit, kështu që mendoj se mund të kishim marrë rezultatin”, u shpreh Pioli.
“Për kartonin e kuq ishte një gabim naiv, si individual ashtu edhe i ekipit. Thiaë duhet të kishte ngecur në vend që ta ndiqte. Mbrojtësi i krahut ishte gjithashtu në pozicion të gabuar. Në të njëjtën kohë, Thiaë ishte i pafat kur rrëshqiti, por duhet të kishte bërë më mirë”.
“Pjesa e dytë filloi mjaft mirë, por më pas na mungoi pak intensiteti mbi të gjitha në mesfushë. Është gjithashtu e vërtetë që ne i lejuam Juventusit pothuajse asnjë shans, kështu që me pak më shumë intensitet ndiej se mund të kishim marrë në shtëpi një rezultat shumë të rëndësishëm edhe deri në 10 lojtarë”.
Kjo ishte humbja e dytë e Milanit në Serie A në sezon pas asaj ndaj Interit.