PIPS: Viti 2023 sfidues për MPJD-në, shkaku i dialogut Kosovë-Serbi

Prishtinë | 12 Kor 2024 | 10:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tensionet në veri, acarimi i raporteve me aleatët ndërkombëtarë e sanksionet e BE-së, janë si rezultat i mungesës së dialogut të mirëfilltë Kosovë-Serbi. Kështu konstatohet në raportin vjetor “Vjetari i Politikës së Jashtme (2023)”, të publikuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se qëllimi i këtij raporti është të dokumentojë të arriturat, sfidat dhe objektivat strategjike të Kosovës në lidhje me politiken e jashtme.

Jon Krasniqi, menaxheri i projektit në PIPS, tha se ky raport del çdo vit, kësaj radhe ka ofruar një analizë përgjatë vitit 2023 deri më 15 shkurt 2024. Të dhënat përfshijnë deklaratat e qeverisë, angazhimet që i kanë bërë në politikën e jashtme.

“Raporti tregon se ky ka qenë viti më sfidues në politikën e jashtme të Kosovës. Kjo si rast të një procesi apo një shqetësimi që e ka pas Kosova gjatë vitit 2023 në dialogun Kosovë-Serbi, masat sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian gjithashtu edhe disa nga ShBA, tensionet apo incidentet që ndodhen në veri e deri tek sulmi në Banjskë që pastaj u ndërthuren me procesin e dialogut”.

“Integrimi euroatlantik, acarimi i marrëdhënieve me aleatët strategjik, moslëvizja e Kosovës për anëtarësim në BE dhe organizata ndërkombëtare kanë qenë sfidat e Kosovës në politikën e jashtme, ndërsa liberalizimi i vizave që ka qenë proces zvarritës dhe avancimi në disa faza në Këshill të Evropës, shihen si sukses i politikës së jashtme. Rritja e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it tregon konsolidimin e marrëdhënieve me NATO-n, por gjithashtu anulimi i aktiviteteve të ‘Defender Europe ‘23’ konsiderohet si një dështim gjatë vitit 2023. Performanca e MPJD-së, ngjyrë gri, me rreth 403 takime dhe 50 konsultime politike në vende të ndryshme, konferenca angazhime me shtetet e QUINT-it dhe BE-së, por pa lëvizje në njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare” ka thënë ai.

Të ngjashme