Mbrojtësi spanjoll ka thënë se skuadra qëndron krah trajnerit, megjithë rezultatet jo të mira së fundmi.
Gerard Pique ka thënë se Luis Enrique ka mbështetjen e plotë në dhomat e zhveshjes.
Trajneri i Barcelonës është vënë nën akuza pas disfatës tropnditëse 4-0 të pësuar nga Paris Saint Germain.
Kontrata e tij skadon në verën e ardhshme dhe gjatë fundjavës vetë Enrique u shpreh se ende nuk është i vendosur se cfarë do të bëjë pas këtij sezoni.
Presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu insiston se ai dëshiron që Luis Enrique të qëndrojë në drejtim për sezonin e tij të katërt në Camp Nou.
Pique i ka dalë në mbrojtje të trajnerit për t’i dhënë mbështetjen e plotë nga grupi i futbollistëve.
“Kur erdhi ky trajner ne ishim në vështirësi absolute dhe me të arrritëm triumfin e trefishtë në Kupë, Kampionat e Champions. Do të dojë që të gjithë të kthenin kokën pas dhe të shihnin gjithë punën që ka bërë trajneri këtu. Ne jemi me të deri në vdekje. Jemi të gjithë bashkë duke u përpjekur të kalojmë këtë rënie të formës”.