Pique mungon tri javë, Alba dy

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 13:58 | Nga

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, do të mungojë për tre javë shkaku i lëndimit të gjurit që e pësoi gjatë fitores 4 me 0 kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Fillimisht ishte menduar se spanjolli do të mungonte vetëm dhjetë ditë, por në bazë të testeve mjekësore është konstatuar se ai do të mungojë për tre javë.

29-vjeçari do të humbë ndeshjet kundër Valencias, Granadas, Sevillas dhe ndeshjen e kthimit kundër Cityt në “Champions”.

Dy javë do të mungojë Jordi Alba, i cili pati probleme me zgjatje të muskujve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme