Situata e fundit politike ka ndikuar edhe në ekonominë e vendit, por edhe investimet nga jashtë.
Pronari i fabrikës “Meka” Burim Piraj, në një intervistë për Ekonomia Online deklaroi se ekonomia ka stagnuar dhe investitorët e huaj nuk po vijnë të investojnë në Kosovë.
“Ne biznes shfaqen probleme të ndryshme e kemi ndërprerje të problemeve që ballafaqohemi përball institucioneve. Një demoralizim pasi askush nuk vjen të investojë në Kosovë dhe gjithçka ka stagnuar”, tha ai.
Piraj potencoi se prolongimi i formimit të institucioneve ka shkuar në maksimum dhe se ngërçi politik po vazhdon njëjtë sikur në dekadat e mëparshme.
E nga kjo gjendje, thotë Priaj të rinjtë po e lëshojnë vendin. Por, ai ka bërë apel që kjo nuk është rruga e duhur, madje thotë se ata kanë hapësirë që të jenë ndërmarrës.
“Shteti nuk ka çka të bëjë por duhet të bëjnë partitë politike nuk duhet ti prolongojnë gjërat deri në maksimum. Edhe ata që e konsiderojnë vetën lider duhet të jenë lider për popullin e jo për një rreth të ngushtë e për vetën e vet. Të mos demoralizohen njerëzit. Ne kemi pritur se do të jetë diçka më ndryshe, por doli të jetë edhe më keq”.
“Ne kemi pritur dy dekada nuk ka pasur ndryshime në rrjedhat politike përherë kemi pasur ngërçe dhe kjo po vazhdon. Të rinjtë janë të padurueshëm dhe po e marrim rrugën për një jetë më të mirë. Ju bëjë apel të rinjve që në vend që të marrin rrugën e kurbetit të marrin nisma për të ndërmarrës”.
“Ne kemi filluar nga minusi, por kemi punuar pa ndërprerë dhe nuk jemi demorazliuar pavarësisht gjërave që na kanë dalë në rrugë. Duhet të dinë se si të investojnë jo vetëm me para por edhe me dije. Kemi shumë hapësirë ë madhe bujqësore që ka profit të lartë”.
“Ne nuk kemi qenë të mbështetur nga Serbia kemi qenë të bllokuar por nuk jemi demoralizuar. E njëjta situatë është tani. Pse ta lëshojnë vendin, ne kemi bërë çmos. Lëshimi i Kosovës nuk është zgjidhje dhe nuk duhet të pritet nga institucionet me nisma individuale duhet bërë çmos që të shkojmë përpara”, u shpreh ai.
Piraj tha se taksa ka pasur efekt patriotizmi si dhe ka “kthjellur” qytetarët duke i vetëdijesuar ata që të blejnë produkte vendëse.
Mes tjerash, Piraj tha se taksa ka ndikuar edhe në punën e tij, ngase në këtë vit do të punësojë mbi 10 punëtor.
“Efekti i taksës ka pasur efektin e vet partiotik. Popullata ka filluar të blej produkte serbe duke e konsumuar një shtet që ka qenë kundër nesh. Taksa si vendim politik ka pasur edhe efekt ekonomik. Ka pasur ndikim në kompaninë tonë. Këtë vit do të punosojmë 10-15 punëtorë plus”.
“Hapat fillestar janë dëshpërues por kur të formojnë institucionet shpresoj që do të ndryshon situata. Shpresoj që do të ndryshoj mentaliteti qeverisës por nuk jam optimist nga ajo që ka ndodhur kohën e fundit”.