Pensionistët duhet të pinë katër kafe në ditë për të mbrojtur dhe riparuar muskujt e zemrës
Kështu sugjeron një hulumtim i kryer nga Universiteti Heinrich-Heine dhe Instituti i Kërkimeve IUF-Leibniz për Mjekësinë e Mjedisit në Dusseldorf në Gjermani.
Nivelet e kafeinës, ekuivalent me pirjen e katër filxhaneve të kafes, mund të ndihmojnë për të mbrojtur enët e shëndetshme të gjakut dhe për të riparuar zemrën pas një sulmi në zemër, thotë studimi.
Stimuluesi nxit një proteinë të njohur për të qenë e rëndësishme në rigjenerimin e qelizave të zemrës dhe që gjithashtu mund t’i mbrojë ato nga dëmtimi.
Kafeina mendohet të ulë rrezikun për sëmundje të tilla si ato të zemrës, diabeti i tipit 2 dhe sulmi në tru.
Hulumtuesit gjermanë tani mendojnë se kafeina mund të bëjë qelizat të cilat i rregullojnë arteriet dhe venat më të shëndetshme, duke përmirësuar aftësinë e tyre për t’u rezistuar ose për t’u rimëkëmbur nga dëmtimi.
Shkencëtarët thonë se gjetjet e tyre “duhet të çojnë në strategji më të mira për mbrojtjen e muskujve të zemrës” dhe një tjetër ekspert i quajti rezultatet shumë interesante.
Ata sugjerojnë se nga kafeina mund të përfitojnë veçanërisht të moshuarit, zemrat e të cilëve mund të jenë natyrisht më të dobëta dhe më të rrezikuara nga dëmtimi, transmeton Klan Kosova.