Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka realizuar disa investime në pishinën e Gërmisë.
Sipas njoftimit nga ana e Komunës së Prishtinës, pas 10 vjetësh, pishinës së Gërmisë po i kthehet freskia.
‘’Pishina po vjen me një ambient të ri: guaskë të lyer, investime në amfiteatër dhe në terrenin sportiv, renovim të tualetit, shtretër për relaks, gjelbërim të shtuar, si dhe me kënd të ushqimit dhe aktivitete të shumta artistike për të gjitha grupmoshat’’, thuhet në njoftim.
Më tutje është bërë e ditur se pishina do të jetë e hapur për klientët e saj qysh nga muaji qershor.