Pjepri i hidhur është një produkt me origjinë indiane, që ka shërbyer për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore për shekuj të tërë.
Së fundmi, një ekstrakt i gjetur në pjeprin e hidhur, është bërë një alternativë shumë e njohur për trajtimin e diabetit. Mirëpo një studim i fundit ka sugjeruar, që ekstrakti i nxjerrë nga ky frute, mund të shërbej edhe për luftimin e kancerit.
Pjepri i hidhur i njohur me emrin origjinal Momordica charantia ka origjinë nga Kerala, një shtet në jug të Indisë. Më pas ky frute filloi të shpërndahej edhe në regjionet e tjera të Afrikes, Karaibeve dhe Kinës.
Së fundmi, në një studim të bërë nga Ratna Ray, profesor i Universitetit Saint Louis, janë përdorur minjtë, për të parë nëse ky ekstrakt ka efekt në parandalimin e krijimit dhe rritjes së kancerit.
Sipas testeve të bëra në minj, është vërejtur se ekstrakti i këtij fruti ka arritë të ndaloj qelizat kancerogjene të replikohen, përkatësisht ka parandaluar rritjen e tumorit.
Dr. Ray dhe kolegët e tij janë duke planifikuar që pas këtij studimi, të kryejnë një eksperiment tjetër me pacientë të diagnostikuar me kancer për të parë nëse e ka të njëjtin efekt edhe tek njerëzit./GE