Pjesëmarrje masive në mbështetje të Bekë Berishës: Kërkesat e juaja për mua do të jenë obligim

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen masive gjatë një tubimi, duke thënë se kërkesat e tyre janë obligim për të.

Postimi i plotë:

Ju faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen masive sot!

Prezenca juaj e dëshmoi edhe njëherë mesazhin se Istogu është krah ndryshimit, që po vjen bindshëm me 17 tetor, kësaj radhe me mua si kryetar.

Ndihem i lumtur që pata rastin të iu drejtohem juve, për të ju garantuar dhe për t’u zotuar që të gjitha premtimet që i kam dhënë, do t’i realizoj me përpikëri.

Kërkesat e juaja për mua do të jenë obligim, sa herë që ju dhe familjet e juaja do të kenë nevojë.

Së bashku e filluam këtë mision dhe së bashku do të dalim fitimtarë!

121✅

Të ngjashme