Nëntogeri Kemajl Haliti është përzgjedhë t’i vijojë studimet në Akademinë Mbretërore Sandhurt të Britanisë. Këtë e ka bërë të ditur ambasada britanike në Kosovë përmes një njoftimi në llogarinë e saj në Facebook. “Pas një procesi përzgjedhës, Nëntoger Kemajl Haliti është përzgjedhur të vijojë studimet në Akademinë Mbretërore Sandhurt. I urojmë sukses gjatë vijimit të […]
Pjesëtari i FSK-së bëhet pjesë e Akademisë Mbretërore në Britani

Nëntogeri Kemajl Haliti është përzgjedhë t’i vijojë studimet në Akademinë Mbretërore Sandhurt të Britanisë.
Këtë e ka bërë të ditur ambasada britanike në Kosovë përmes një njoftimi në llogarinë e saj në Facebook.
“Pas një procesi përzgjedhës, Nëntoger Kemajl Haliti është përzgjedhur të vijojë studimet në Akademinë Mbretërore Sandhurt. I urojmë sukses gjatë vijimit të studimeve”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.
“Mbretëria e Bashkuar në Kosovë është e përkushtuar të ndihmojë gjeneratën e ardhshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës në aftësimin në fushën e Lidershipit dhe Arsimit”, përfundon njoftimi.











