Kundër Murat Dernjani, i arrestuar këtë vit në Turqi, rëndojnë shumë akuza. Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Lavdrim Muhaxherit. Gjatë qëndrimit të tij në Siri Murati ka kryer akte çnjerëzore. Tash kundër tij është ngritur një aktakuzë në Kosovë.
Njëri ndër pjesëtarët më famëkeq të grupit terrorist ISIS, kosovari Murat Dernjani, është arrestuar në qershor të këtij viti në Turqi. Sot, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tij për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.
Si shtetas gjerman, Dernjani, ka qenë i njohur për brutalizmin e tij ndaj grave dhe vajzave të mitura yazidi, të cilat thuhet se i ka bërë edhe skllave të veta.
Gazeta Express merr vesh se Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Murat Dernjanit për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.
Forcat turke të sigurisë në qershor të këtij viti, arritën ta arrestonin kosovarin me shtetësi gjermane, Murat Dernjani.
Për veprimtarinë terroriste të Dernjanit mediat në Gjermani kanë raportuar se ai ka pasur qasje brutale ndaj grave dhe vajzave të mitura yazidi, të cilat thuhet se i ka mbajtur si skllave.
Ai është bërë i njohur brenda ISIS’it se i ka ekspozuar skllevërit e tij para njerëzve të tjerë dhe ka përdhunuar edhe të mitur.
Kosovari më famëkeq, pas Lavdrim Muhaxherit, ka luftuar krahë grupit terrorist ISIS që nga viti 2013 deri në vitin 2017, kur edhe sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka kërkuar që të kthehet në Kosovë.
“I pandehuri M.D., ka qëndruar në Siri deri në gusht të vitit 2017, deri sa është tërhequr nga këto organizata dhe i është dorëzuar autoriteteve të Turqisë, ku i njëjti ka kërkuar që të kthehet në Kosovë, me çka eprorët përkatës ia kanë mundësuar kthimin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, për ngritjen e aktakuzës.
Dernjani ka lindur në Gjermani, por leja e qëndrimit të tij të përhershëm u revokua kur ai udhëtoi për në Siri. Kështu kanë raportuar për të ditën e arrestimit mediat gjermane.
Por, media gjermane “BILD” ka shkruar se në mesin e grupit terrorist ISIS, Murat Dernjani u njoh edhe si problematik, pasi që, ai ishte kapur disa herë duke i plaçkitur dhe duke ua vjedhur gjësendet pjesëtarëve të tjerë të xhihadistëve të ISIS’it. Por, ai disi arriti t’iu shmanget gjyqësorit të ISIS’it.
Ai ishte anëtar i brigadës terroriste që kishin udhëtuar nga qyteti Dinslaken dhe Lohberg për t’iu bashkuar grupit terrorist ISIS në Siri.
Prokuroria Speciale e Kosovës, gjashtë muaj pas arrestimit të tij nga autoritetet turke, ngritën të enjtën aktakuzë ndaj Murat Dernjanit dhe të cilin e rëndojnë me veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”.
Sipas aktakuzës, Dernjani me qëllim që t’i bashkohet grupeve terroriste në Siri, nga muaji mars i 2013’ës, ka udhëtuar përmes rrugëve të ndryshme për në qytetin e Stambollit në Turqi, për të arritur në destinacionin e tij.
“Pas një kohe së bashku me bashkëshorten A.D., dhe djalin e tij, janë vendosur në Kilis në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, prej nga ilegalisht arrin në qytetin Gaziantep, pastaj i është bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, organizatë kjo, që vepron në Siri dhe Irak”, thuhet në njoftimin e ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale.
Sipas Prokurorisë, ai ka qëndruar në Siri deri në gusht të vitit 2017, deri sa është tërhequr nga këto organizata dhe më pas iu është dorëzuar autoriteteve në Turqi dhe ka kërkuar të kthehet në Kosovë.
“I pandehuri M.D., ka qëndruar në Siri deri në gusht të vitit 2017, deri sa është tërhequr nga këto organizata dhe i është dorëzuar autoriteteve të Turqisë, ku i njëjti ka kërkuar që të kthehet në Kosovë, me çka eprorët përkatës ia kanë mundësuar kthimin në Kosovë”, thotë PSRK./GazetaExpress/