Gjykata Speciale ka vendosur që t’ia vazhdojë masën e paraburgimit, Pjetër Shalës.
Vazhdimi i masës së paraburgimit u bë nën arsyetimin se vazhdon të ekzistojë rreziku që i akuzuari të “pengojë procesin gjyqësor dhe/ose të kryejë krime të tjera”.
“Më 20 nëntor, Trupi Gjykues vendosi lidhur me vazhdimin e paraburgimit të Pjetër Shalës. Gjykatësit konstatuan se vazhdon të ekzistojë rreziku që i akuzuari të pengojë procesin gjyqësor dhe/ose të kryejë krime të tjera, përfshirë kundër dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi ose që do të japin dëshmi në këtë proces gjyqësor. Në lidhje me lirimin e përkohshëm, Trupi Gjykues gjykoi se këto rreziqe mund të zvogëlohen mjaftueshëm vetëm përmes kornizës së monitorimit të komunikimeve të zbatueshme në objektin e paraburgimit të DHS-së”, ka thënë Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.
Informimi javor i DHSK-së për median më 23 nëntor 2023: transkripti#DhomateSpecializuaratëKosovës
— Dhomat e Specializuara të Kosovës (@Dhomat_e_Spec) November 23, 2023
https://t.co/HOkJXJazYX pic.twitter.com/k340IlC0rW