PK: Vetura për vrasje u ble në vitin 2017, nga 2009-ta ajo ishte në Serbi

Prishtinë | 19 Jan 2018 | 09:24 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Flamur Sefaj, në një postim të vetin në Facebook ka treguar zbulimet e reja që Policia e Kosovës i ka bërë rreth veturës së djegur në veri të Mitrovicës që supozohet të jetë e përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit të martën e kësaj jave në Mitrovicë, transmeton Koha.net.

Sipas këtij postimi, Policia e Kosovës ka identifikuar një numër të shasisë së veturës së djegur e cila është gjetur në Veri të Mitrovicës e cila besohet se është e involvuar në vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe të cilën menjëherë ka arritur ta lokalizoj përmes kanaleve ndërkombëtare të komunikimit, në një shtet të BE-së.

Siç ka shkruar në Facebook ministri i Brendshëm, si rezultat i bashkëpunimit me këtë shtet të BE-së, gjithnjë në nivel operacional-policor, ka rezultuar se vetura në fjalë, që nga viti 2009 ka qenë në një adresë të caktuar në Serbi e po ashtu ka arritur të siguroj se kujt i është shitur po e njëjta veturë në vitin 2017.

Lidhur me këto gjetje, njoftimi tashmë është dërguar te Prokurori i rastit i cili është në proces të dërgimit të kërkesës së tij nëpërmes kanaleve zyrtare për ndihmë juridike ndërkombëtare tek autoritetet serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme