Plagët e gurëve

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

(Poezi nga Jona Bajraj)

Tre gurë t’ranë
M’i lëshove
Mbi shpinë
Mungesën e tri gjanave
Që ma s’shumti
T’i kam dashtë
E t’fundit guri
Ma gjuejte n’zemër
Atë t’përhershmen
Mos prani
Tanen…
M’thuej jar
Qysh me i mshelë
Plagët e gurëve
Me t’cilët
N’mish e palcë
M’ke qëllu…
E du prapë
Edhe gurin
Edhe plagën
Veç për hatër
T’dorës
E cila
Gjuejt m’i ka…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme