Tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Deçanit, teksa një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë, një karikator dhe nëntë fishekë.
“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës”, tha Gashi për Klankosova.tv.