Plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Shkodër

Prishtinë | 18 Dhj 2023 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Një 40-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, në zonën e njohur si “Dollari”, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta. I plagosur nga kjo ngjarje mbeti Aleksandër Curaj. Ai u dërgua në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit”, tha policia në një informacion paraprak për mediat.

Të ngjashme