Plagoset me armë zjarri një person në Fushë Kosovë

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Një person është plagosur në Fushë Kosovës nga një armë zjarri, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës, ajo tha se dyshohet për shkrepje aksidentale të armës.

“Policia ka marrë informatën se rreth orës 17:00, në një objekt në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit”.

“Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

“Viktima mashkull Xh. B është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

“Mbështetur në informacionet e para dyshohet për shkrepje aksidentale të armës së zjarrit (armë e shkurtë), ndërkohë që po punohet për në ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, tregoi Ahmeti për klankosova.tv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme