Një person është plagosur në Mitrovicën e Veriut mbrëmë rreth orës 23:00
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës teksa është bërë e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 23:15, shkruan lajmi.net.
I plagosuri raportohet të jetë një 23 vjeçar.
Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e rëndë, teksa i njëjti është dërguar në Spital, në repartin e kirurgjisë.
Detaje të tjera rreth rastit nuk dihen teksa ky incident vjen një ditë para zgjedhjeve në veri.