Një plumb qorr ka goditur një femër në rrugën ‘Bajram Kelmendi’ në Prishtinë.
Dëshmitarët i kanë thënë se nuk e dinë as nga ka ardhur e shtëna me armë, madje nga ta u tha se as krisma nuk është dëgjuar.
Rastin e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës.
“Sot me datën 10.04 rreth orës 13 e 48 minuta është pranuar informacion se një person me inicialet SH.A ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK. Viktima është një femër e lindur më 1987, e cila është goditur nga një plumb qorr, të lënduar e ka pulpin e këmbës së majtë”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.
Ai ka shtuar se policia është duke e hetuar rastin.