Sot rreth orës 12:00, një person është plagosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Vranievcë të Prishtinës.
Pas plagosjes viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Viktima kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë për të kërkuar ndihmë mjekësore, njofton Klan Kosova.
Pas marrjes së këtij informacioni, hetuesit policorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po merren me zbardhjen e rastit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, një person i plagosur nga arma e zjarrit ka kërkuar tretman mjekësor. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”.
“Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur versioni i hetimit se në rrugën “27 nëntori” në Prishtinë, personi është plagosur me armë zjarri, nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar.
Përderisa personi i lënduar po merr mjekimin e nevojshëm në QKUK, hetuesit policorë kanë nisur punën për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në rast”.