Ekonomia Online
FUNDIT

Plagoset një person në Prishtinë

Plagoset një person në Prishtinë

Një person është plagosur në Prishtinë nga arma e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në minutat e para të ditës së enjte, në një lokal në rrugën “Ahmet Krasniqi”. Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. Ahmeti tha se personi i dyshuar aktualisht ndodhet në arrati. “Personi i lënduar është dërguar për […]

Një person është plagosur në Prishtinë nga arma e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në minutat e para të ditës së enjte, në një lokal në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se personi i dyshuar aktualisht ndodhet në arrati.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo theksoi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet dhe po punohet për arrestimin e të dyshuarit.

Të ngjashme