Një person në Prishtinë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, me ç’rast e kanë qëlluar në kofshë, ndërsa predhat kanë goditur edhe lokalin, një furrë të bukës dhe një veturë të parkuar.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Policia bën të ditur se në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e revoles TT. Lidhur me rastin është informuar prokurori.