Plagoset një person nga arma e zjarrit në Komoran të Drenasit

Prishtinë | 16 Maj 2021 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 10:30 në Komoran të Drenasit, një person është plagosur nga arma e zjarrit.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Agron Borovci.

“Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur versioni i hetimit se viktima është vetë-plagosur me armë zjarri nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar”.

Më poshtë mund ta lexoni konfirmimin e plotë:

Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacionin se në mjekimin ambulantor në Komoran të Drenasit, një person ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të plagës së marrë nga arma e zjarrit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur versioni i hetimit se viktima është vetë-plagosur me armë zjarri nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar. Ndaj të njëjtit po vijon trajtimi mjekësor në QKUK Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme