Mbrëmë rreth orës 18:20, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në fshatin Qupevë e Ulët-Klinë.
Nga QKMF në Klinë Policia është njoftuar se një person është lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë), i njëjti me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve viktima është dërguar ne QKUK-Prishtinë.
Të dyshuarit e rastit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë kërkuar nga Njësitet e Stacionit Policor në Klinë.
“Pas një pune intensive të Policisë, mbrëmë rreth orës 23:00, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar, një nga ta i mitur”, njofton policia, transmeton Express.
Të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit social janë intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.