Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e plagosjes së një 44-vjeçari, ngjarje e ndodhur në 10 korrik të këtij viti, në lagjen e quajtur “Mirdita”.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se i riu ka plagosur me armë zjarri në këmbë një 44-vjeçar, pas një konflikti që kishte nisur mes tyre për motive të dobëta.
Tashmë për të është dhënë masa e sigurisë arrest me burg dhe mbi të rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin L. K., 24-vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’ dhe ‘Trafikimi i armëve dhe i municionit’. Pasi me datë 10.07.2021, në vendin e quajtur lagja Mirdita pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. K., ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin T. P., 44-vjeç, banues lagja Nr. 15, Durrës”, njofton policia.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /TCH