Ekonomia Online
FUNDIT

Plagosje me armë në Malësi të Madhe

Plagosje me armë në Malësi të Madhe

Një plagosje me armë ka ndodhur në fshatin Vermosh të Malësisë së Madhe, ku një 30-vjeçar me iniciale M.P. është qëlluar me armë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Bardelecit”. 30-vjeçari ka marrë një plumb në dorë dhe nuk është në rrezik për jetën. Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, […]

Një plagosje me armë ka ndodhur në fshatin Vermosh të Malësisë së Madhe, ku një 30-vjeçar me iniciale M.P. është qëlluar me armë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Bardelecit”.

30-vjeçari ka marrë një plumb në dorë dhe nuk është në rrezik për jetën.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, një 55-vjeçar me iniciale Gj.M.

Gjithashtu, 55-vjeçari Gj. M. ka dëmtuar automjetin e shtetasit D. Q. dhe e ka kanosur atë, pasi i ka ofruar ndihmë shtetasit të plagosur.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e shtetasit Gj. M., shtetasen E. M., pasi ka qenë prezente gjatë konfliktit dhe ka kanosur shtetasin D. Q.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme