Plan operativ i Policisë për festat e fundvitit

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 08:59 | Nga

Policia e Kosovës tashmë ka përgatitur planin operativ me rastin e festave të fundvitit. Me qëllim që të evitohen incidentet e mundshme, qytetarët e Kosovës duhet t’i marrin seriozisht kërkesat që vinë nga institucionet e rendit për maturi gjatë festave, transmeton Koha.net.

Për këtë në profilin e vet të Facebookut ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj.

Ai në vazhdim ka thënë se bashkëpunimi i qytetarëve të Kosovës me institucionet e sigurisë së vendit, do të ndihmonte që festat e fundvitit ta kenë kuptimin e vërtetë të tyre

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme