Plan urgjent për riatdhesimin e pjesëmarrësve në konfliktet në Siri e Irak

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 08:26 | Nga

Kosovarët që janë pjesëmarrës në konfliktet në Lindjen e Mesme përbëjnë grupin specifik, për të cilin shteti planifikon që, me urgjencë, të zhvillojë një plan të detajshëm riintegrimi.

Parashihet të ofrohet mbështetja në disa fusha, shkruan Koha Ditore.

E dhëna është evidentuar në draftin e Strategjisë nacionale për riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar, që i referohet periudhës 2018-2022.

Brenda pak javësh, këtë dokument Qeveria planifikon ta miratojë. Në të përshkruhen politikat dhe masat që duhen marr dhe ofrohet kornizë institucionale për menaxhimin e riintegrimit të personave të riatdhesuar.

Po kështu, definohen rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve qendrore dhe lokale në secilën fazë të procesit të riintegrimit në tërësi, si dhe përcaktohen procedurat dhe mekanizmat e bashkërendimit për të trajtuar nevojat dhe për të promovuar të drejtat e personave të riatdhesuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme