Këshilli i Evropës bën thirrje për riatdhesimin e të ndaluarve në Siri

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviq, u bëri thirrje vendeve anëtare të Këshillit që të lejojnë riatdhesimin e shtetasve të tyre të arrestuar në Siri.

Këshilli i Evropës është organi kryesor i të drejtave të njeriut në kontinentin evropian.

Franca dhe Britania e Madhe janë ndër vendet me refuzuese për riatdhesimin e të burgosurve në Siri, të cilët kanë qenë të lidhur me grupin ekstremist, të ashtuquajtur “Shteti Islamik”.

Disa vende, përfshirë Gjermaninë dhe Holandën kanë riatdhesuar disa qytetarë që luftuan përkrahë xhihadistëve, por vendet tjera kanë pranuar kthimin vetëm të grave dhe fëmijëve që ishin me ta.

Parisi dhe Londra, insistojnë se personat që iu bashkuan IS-it, duhet të mbahen në kampet e kontrolluara nga kurdët, dhe të njëjtit duhet të gjykohen dhe dënohen nga gjykatat lokale.

Në Siri e Irak më shumë se 400 veta nga Ballkani

Por, sipas deklaratës së Mijatoviq, veprat e shtetasve të 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, “bien nën juridiksionin e këtyre vendeve”.

“Gjendja në kampe rrezikon jetën dhe shëndetin fizik dhe mendor të të ndaluarve atje, veçanërisht të fëmijëve”, tha ajo.

Një trajtim i tillë në këto kampe, sipas saj, është në kundërshtim edhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme