Real Madridi do të ndryshojë strategjinë në këtë afat kalimtar duke vendosur të mos dërgojë më lojtarë në huazim, por t’i shes ata që nuk do të jenë pjesë e skuadrës së parë.
Arsyeja prapa kësaj është se Los Blancos duan të gjenerojnë sa më shumë para në mënyrë që të financojnë nënshkrimet e reja që duan t’i ofrojnë.
Florentino Perez besohet se prioritet e ka Kylian Mbappen, por sulmuesi i Paris Saint-Germain nuk do të vijë me lehtësi, pavarësisht se i mbetet vetëm edhe një vit në kontratë.
Ky ndryshim në planifikim do të thotë që një numër lojtarësh të huazuar aktualisht nga Real Madridi mund të shiten.
Kjo listë përfshin edhe emra si Brahim Diaz (i huazuar në AC Milan), Dani Ceballos (Arsenal), Jesus Vallejo (Granada), Luka Jovic (Eintracht Frankfurt) dhe Take Kubo (Getafe).
Përjashtuar mund të bëjë nëse klubi afron një trajner të ri dhe vendos t’iu jap rast këtyre lojtarëve.
Mundësia ekziston që të ketë disa përjashtime, duke filluar nga Martin Odegaard që është kryesori.
Mesfushori norvegjez, aktualisht i huazuar në Arsenal, pritet të jetë pjesë e skuadrës së ekipit të parë të Los Blancos sezonin e ardhshëm, veçanërisht duke pasur parasysh që Isco do të largohet.
Një tjetër huazim që pritet t’i gjendet zgjidhje është Reinier Jesus, i cili mezi ka luajtur te Borussia Dortmund këtë sezon, ndërsa Roma pritet të provojë dhe të nënshkruajë me Borja Mayoral.
Real Madrid gjithashtu do të kërkojë të lëvizë edhe Gareth Bales, i cili nuk ka arritur të tregojë vetën te ish-klubi i tij Tottenham Hotspur.
Ai do të kthehet në kryeqytetin spanjoll dhe më pas do të vendoset e ardhmja e tij.