Plani për ndeshje të La Ligas në ShBA po has në shumë kundërshtime

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 11:10 | Nga

Planet e La Ligas spanjolle për të dalë para Premier Leagues së Anglisë dhe të luajë një nga ndeshjet në SHBA këtë stinor ende janë shumë larg për të fituar aprovimin e lojtarëve, klubeve dhe tifozëve, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Lajmi se La Liga ka arritur marrëveshje me grupin sportiv dhe zbavitës “Relevent” për të promovuar futbollin në Amerikë të Veriut është bërë i ditur javën e kaluar.

Sugjerimi se marrëveshja përfshin planet për të luajtur një ndeshje jashtë ka qenë si një deklarim i guximshëm i qëllimit të presidentit të La Ligas, Javier Tebas.

“Relevent” është prapa “International Champions Cup”, turneut më të madh të klubeve në verë dhe themeluesi i grupit, Stephen Ross, është po ashtu pronar i skuadrës amerikane Miami Dolphins.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme