Inter ka hedhur sytë nga Alessandro Florenzi i Romës.
Interi po has shumë vështirësi në blerjen përfundimtare të Cancelos.
Portugezi që është në pronësi të Valencias, kushton 35 milionë euro, shifër që konsiderohet e lartë për arkat e klubit zikaltër, kështu që te Interi kanë filluar të mendojnë për alternativat e tij.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, trajneri Spalletti ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me futbollistin, kontrata e të cilit me Romën skadon në 2019.
Mesazhi i kësaj telefonate ishte i tillë: nëse Florenzi nuk arrin akordin me verdhekuqtë, atëherë ai mund të kalojë te Interi, ku Spalletti do ta priste krahëhapur.
Inter ndërkohë kërkon të luajë të gjitha kartat për të mbajtur në skuadër portugezin Cancelo, përcjell “Top Channel”.
Një manovër që zikaltrit e kanë avantazh është Kondogbia, të cilin Valencia ka deklaruar se do ta blejë përfundimisht.
Vlera e kartonit të tij është 25 milionë euro, ç’ka bën që Inter këto para ti investojë për portugezin.