Planifikohen investime milionëshe në mbrojtjen e mjedisit, bëhet thirrje për vetëdijesim

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 12:52 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në bashkëpunim me  Ministrinë e Arsimit, Komunën e Prishtinës, e disa organizata mjedisore, kanë shënuar Ditën Botërore te Mjedisit, raporton Ekonomia Online.

Në manifestimin qendror që u mbajt në peizazhin e mbrojtur “Gërmia”, ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, tha se janë planifikuar disa investime miliona euro derisa bëri thirrje që të punohet për mbrojtjen e mjedisit.

“Kemi kryer shumë punë, por kemi ende shumë punë për të bërë bashkë, me qëllim që të kemi një ajër dhe ambient të pastër. Ministri i Arsimit është i pari që ka ndaluar thëngjillin në shkolla, është viti i parë dhe besoj që kemi arritur zbatueshmëri të mirë të atij vendimi. Bashkë me organizatën IPA janë paraparë investime  miliona euro në Termocentralin Kosova B, në koh-gjenerimin dhe në matësin e ajrit. Gjitha këto masa do të ndikojnë në reduktimin e ajrit të ndotur”, tha ai, raporton EO.

Meelis Munt, zv. ministër i Mjedisit nga Estonia, tha se  teknologjia është një mundësi e mirë për ruajtjen e ambientit.

“Është vërtet kënaqësi kur shoh kaq shumë njerëz që jeni të zotuar për të mbrojtur shëndetin dhe planetin tonë. Në këtë vit është njëra ndër sfidat sa i përket pastrimit të ajrit dhe kjo është një sfidë për ne. Duke shënuar këtë ditë të mundohemi të punojmë dhe të tregojmë që kemi cilësi të ajrit më të mirë, s’është sfidë e lehtë, por mundemi së bashku. Teknologjia ekziston dhe varet nga nëse dëshirojmë të përdorim këto teknologji nëse duam t’i përdorim ato për përmirësimin e ajrit. Nëse duam vërtet të ndryshojmë duhet të ndryshojmë mentalitetin tonë”, tha Munt.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se janë të përkushtuar për ambient të pastër.

“Është kënaqësi të jesh në një takim të tillë dhe normalisht se këto data na bëjnë me shumë të përgjegjshëm dhe të marrim më shumë obligime. Jo vetëm të na përkujtojnë si data, por edhe të marrim obligime. Data 5 qershor do të jetë një datë për gjithë akterët që jemi këtu që lidhen me ambientin dhe organizata në mënyra që ta ndihmojmë që gjatë tërë vitit të mendojmë për një ambient të pastër. Ministria e arsimit merr përgjegjësinë që të kontribuojë në mjedis të pastër pasi ne do të rrisim fëmijët në një ambient te pastër. Në kuadër të sistemin arsimor tek pjesa e edukimit do t’i kushtojmë një rëndësi të madhe mjedisit”, tha ai.

“…Përtej kësaj kemi angazhime shtesë por edhe me partnerë shtesë për mjedis të pastër, kjo realizohet përmes garave të ndryshme p.sh cila shkollë ka ambiente të pastër. Po ashtu kemi partneritet, marrëveshje që këta partner t’u ofrohen shkollave me trajnime që kanë nevojë të marrin mësimdhënësit dhe nxënësit trajnime të ndryshme”.

Drejtori i Let’s Do it Kosova, Luan Hasanaj,  tha se do të vazhdojnë aksionet deri në pastrimin e gjithë vendit.

“Vetëm një vit më përpara kemi qenë në të njëjtën përbëje kur kemi larguar tonë me mbeturina, pra kur ne bëhemi të gjithë bashkë shohim ndryshme. Është e nevojshme të punojmë së bashku pavarësisht a jemi institucione apo diçka tjetër. Është kënaqësi ta udhëheqim një fushatë globale që me 21 shtator të largojmë mbeturina. Ftoj të na u bashkoheni, e di që nuk është e lehtë, por kur shohë këtë vullnet. Sot kemi aksion të lumi Drin për të vazhduar në Mirushë duke mos u ndalur deri atëherë kur ta shohim vendin tonë të pastër”, tha Hasanaj.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Alessandra Rocassalvo, bëri thirrje që të ruhet mjedisi dhe të mos hedhen mbeturina në rrugë.

“Para 5 viteve çështja ka qenë tema tjera punësimi, sundimi i ligjit, mirëpo tani siç po e shihni është dita botërore e mjedisit dhe në këtë aspekt ndërlidhja më e mirë për të folur për mjedisin. Ju jeni e ardhmja dhe duhet të përkujdeseni që mos të hidhni gjëra në rrugë. Unë gjatë jetës time ia kam bërë një sfidë vetës. Kam marrë lugët e plastikës i kam larguar nga përdorimi, cila është sfida juaj,  çka keni marrë për këto gjërat e plastikës që janë shumë të dëmshme”, tha ajo.

Të ngjashme